Kryeministri Edi Rama u shpreh u vendosur se Amnistia Fiskale do të bëhet në Shqipëri, dhe se për këtë duhet treguar durim dhe këmbëngulje.
Rama tha se pavarësisht mosbindjes së ndërkombëtarëve për amnistinë fiskale, ai është i vendosur që ta çojë deri në fund këtë punë, duke thënë se Shqipëria është e gatshme të krijojë një bazë ku do të gjejë dakordësi me BE-në dhe se Shqipëria nuk do të bëj asgjë që i shkon ndesh parimeve të BE-së.
Ai theksoi se amnistia fiskale nuk do të përfshijë politikanët e as gjyqtarët.
Megjithatë ai nuk la pa përmendur ish-kryeministrin, Sali Berisha, i cili është shpallur non Grata nga SHBA-të. Teksa thotë se atë që i kanë bërë Shqipërisë disa politikanë të korruptuar shqiptarë nuk ia ka bërë as armiku.
“Nuk jemi tërhequr, po vazhdojmë të dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet. Amnistia fiskale do të bëhet, sepse e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. Jo vetëm se e kërkon Këshillimi Kombëtar. Kush jemi në qe të privojmë shqiptarët nga e drejta e tyre për të formalizuar të ardhurat e tyre. Pse të paragjykojmë 99% të shqiptarëve për shkak të atij 1 % që bën pjesë në botën e krimit dhe në çdo informalitet. Shqiptarët nuk janë kriminelë. Këtë ja kemi bërë ne vetes, përmes politikanëve që nuk kanë lënë krim pa bërë. Shqipëria nuk është as vend i krimit as i kriminelëve. Atë që i bëjnë Shqipërisë disa shqiptarë nuk ia ka bërë asnjë armik. Jemi këmbëngulës dhe të duruar, amnistia do të bëhet. Unë përfaqësoj shqiptarët, nuk jam për shprehej e vullnetit të ndonjë populli tjetër. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve, ne jemi në diskutim me të gjithë. Do të krijomë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse nuk jemi prapë nuk ka problem, pa shkelur normat dhe parimet. Amnistitë fiskale ne i kemi parë dhe studiuar nga të gjitha vendet e BE-së. Në Itali janë bërë edhe më shumë se në vendet tjera. Nuk bëjmë asgjë që i shkon ndesh asnjë kornize që ka të bëjë me konceptet e BE-së. pak më shumë respekt kur flini për paratë në të zezë të shqiptarëve. Asnjë politikan nuk lejohet të përfshihet në amnisti. Pse nuk jeni mbështetës të kësaj. Qani hallin tim se si do ia bëj unë. Nuk jam këtu për qëllime të mia personale. Këtë ligj e kërkon mbi 60% të njerëzve të këtij vendit dhe ju qani hallin se sa do të mërzitet BE-ja dhe Amerikës”, tha Rama./abcnews.al/