“Amnistia e gjobave, e politizuar nga opozita”/ Qefalia: Nuk ka asnjë efekt elektoral, favorizon qytetarët në zonat rurale

schedule13:24 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 13:24 - 19 Dhjetor, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se amnistia e gjobave për zonat rurale është politizuar nga opozita.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Qefalia u shpreh se kjo nuk ka asnjë efekt elektoral.

“Në fakt, sot është seanca e fundit për këtë vit, ligjin më të rëndësishëm do cilësoja mosekzekutimin e gjobave në zonat rurale për ndërtimet pa leje. Kjo favorizon ato individë që në tokat e tyre kanë ndërtuar objekte strehimi apo të tjera. Gjobat e marra që nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor të këtij viti. Përfaqësuesit e opozitës fillimisht nuk ishin të dakordësuar. Nuk ka asnjë lidhje me fushatën elektorale. Bëhet fjalë për shtresat në nevojë që kanë ndërtuar në tokat e tyre, në kundërshtim me ligjin. Besoj që amendamentet e Partisë Demokratike bëhen prezente gjatës seancës, do shikohen si një mundësi. Kjo nuk do mbahet vetëm në kuadrin e faljes së gjobave, mund të ndryshohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Zonat rurale të mos kenë të njëjtë nngarkesë financiare me ata që ndërtojnë pallate apo gradaçela në qendër të qytetit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!