“Amnistia, a do të falet Salianji?”/ Çuçi: Nuk do të amnistohet!

schedule20:53 - 12 Shkurt, 2024

schedule 20:53 - 12 Shkurt, 2024

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi se deputeti demokrat Ervin Salianji nuk do të amnistohet.

Deklaratën e bëri gjatë intervistë në “Real Story” në ABC News, ku theksoi se kërkesa e Salinajit është kundër amnistisë penale.

Pse u shty drafti i amnistisë?

Çuçi: Besoj se kemi qenë të qartë dhe të drejtë, është një propozim që ka ardhur herët nga Xhaferaj, i hedhur në parim nga PD. Sot ka pasur dhe një propozim nga Nallbati. Duhet që Komisioni i Ligjeve duhet t’i diskutojë me shumë kujdes. Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë të gjitha propozimet. Duhet të jenë brenda parimeve të amnistisë penale. Do diskutihet me Ministrinë e Drejtësisë dhe do kalojë në një variant më tej. Këtu vjen historia ‘me kë të flasësh atje’. Se ata vijnë hedhin nga një gur dhe ikin, s’ke më kë flet.

Amendamenti i Salianjit, ai mbajti një qëndrim. Tha që ‘jam i interesuar dhe kërkoj që të amnistohen ata persona që janë në ndjekje’. 

Amnistia penale është shumë e rëndësishme. Salianji nuk do të amnistohet. Jo, se është kundër amnistisë penale.  

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!