Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Amnisti fiskale, falen bizneset/ Lezhë, përfitojnë rreth 3 mijë subjekte për detyrimet e pashlyera

schedule14:01 - 28 Maj, 2026

schedule 14:01 - 28 Maj, 2026

Rreth 3 mijë biznese në bashkinë e Lezhës pritet të përfitojnë nga falja e gjobave dhe kamatvonesave të akumuluara ndër vite, me një vlerë totale prej 242 milion lekësh.

Interesi i bizneseve për të qenë pjesë e kësaj skeme ka qenë i lartë menjehere pas miratimit të procedurave të aplikimit. Autoritetet vendore thonë se shumë subjekte janë paraqitur pranë zyrave të bashkisë për të marrë informacion mbi kriteret dhe mënyrën e përfitimit.

Masa e ndërmarrë synon të lehtësojë barrën financiare të bizneseve dhe të krijojë më shumë mundësi për formalizimin dhe vijimin normal të aktivitetit ekonomik në Bashkinë e Lezhës.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!