“Amnesty International” ka paralajmëruar se rekrutimi i fëmijëve nga mosha 12 vjeç në Iran për grupin paramilitar Basij mund të përbëjë krim lufte.
Sipas organizatës, grupi Basij që është pjesë e Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, ka ulur së fundmi moshën minimale të rekrutimit në 12 vjeç, në një kohë kur përballet me sulme ndaj pikave të kontrollit në kuadër të tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Gjithashtu “Amnesty International” thekson se dëshmi nga dëshmitarë okularë dhe analiza e pamjeve filmike tregojnë se fëmijë të armatosur janë vendosur në pika kontrolli dhe patrulla sigurie, disa prej tyre të pajisur me armë të tipit kallashnikov.
Zëdhënësja, Erika Guevara-Rosas, thotë se vendosja e të miturve në zona të rrezikshme i ekspozon ata ndaj kërcënimeve serioze për jetën, sidomos në kushtet kur sulmet amerikane dhe izraelite synojnë objektet e Gardës Revolucionare dhe instalimet e lidhura me Basij në të gjithë vendin.
Organizata shton se përdorimi i fëmijëve në operacione ushtarake ose sigurie bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe mund të konsiderohet krim lufte, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të praktikave të tilla.
/abcnews.al/


