Amir Abrashi trondit Shqipërinë, humbet dy “finalet” për “Katar 2022”

schedule09:16 - 1 Tetor, 2021

schedule 09:16 - 1 Tetor, 2021

Amir Abrashi dëmtohet sërish dhe nuk mund të jetë me Shqipërinë në dy ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022”.

Mesfushori, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te Grasshoppers, është dëmtuar direkt pasi u rikthye dhe tani i duhet të qëndrojë 6 javë jashtë fushave të blerta.

Trajneri Reja tashmë do të duhet t’i bëjë llogaritë pa një prej lojtarëve më të rëndësishëm në sfidat kundër Hungarisë dhe Polonisë, që janë në program të luhen më 9 dhe 12 tetor. / abcnews.al