Njihuni me Amilën, modelen e vogël që imiton vipat në mënyrë perfekte

schedule11:12 - 3 Korrik, 2020

schedule 11:12 - 3 Korrik, 2020

Ndonëse është shumë e vogël, Amila Ismollit i pëlqen shumë të pozojë para aparatit fotografik. Ajo është kthyer në një ndër personat më të ndjekur në rrjetet sociale, faqe të cilat menaxhohen nga nëna e saj, Ladiola.

Modelja e vogël përzgjedh personazhet publikë, shqiptarë dhe të huaj që i pëlqejnë dhe përpiqet t’i imitojë në veshje, poza dhe gjithçka tjetër. E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, e ëma e saj, Ladiola foli si lindi kjo ide e bukur, dhe vështirësitë që kalon për ta realizuar.

Nuk mund të them se ishte ideja ime, sepse ndodhi rastësisht me një foto kur Alketa dhe Amila ishin veshur njësoj, dhe pastaj lindi ideja për ta bërë këtë gjë dhe me personazhe të tjerë. Tashmë veshjet dhe fotot po merren seriozisht, po mundohemi të gjejmë vendet që kanë bërë foto personazhet. “, tha ajo.

Ajo thekson se reagimet nga personazhet kanë qenë të shumta, madje shumë prej tyre i ndajnë në rrjete sociale fotot e modeles së vogël. “Kam patur bashkëpunime me faqe që më ofrojnë veshje ose stilisye që ofrojnë ndonjë veshje dhe kohët e fundit kemi operuar në këtë mënyrë.“, tha ajo.

Madje, ajo thekson se shpesh është kritikuar për këtë nismë që ka ndërmarrë, pasi sipas saj, njerëzit mendojnë se vogëlushes po i privohet fëmijëria.

“Ka dhe nga ata që se kanë pëlqyer, thonë që është shumë e vogël për të hapur një Instagram, dua ta theksoj se komentohet shpesh përse ja rrëmben fëmijërinë. Thjesht një shkrepje fotosh nuk do të thotë që i rrëmbej fëmijërinë. Amila ka një fëmijëri shumë të mbushur me aktivitete, frekuenton baletin, anglishten.”, shtoi e ëma e vogëlushes. /abcnews.al