Ami tregon nëse do të rikthehet në ekran

schedule17:44 - 28 Shtator, 2021

schedule 17:44 - 28 Shtator, 2021

Amarda Toska është një nga moderatoret më të dashura nga publiku shqiptar. Edhe pse është shkëputur prej disa kohësh nga ekrani, ajo mbetet gjithmonë shumë e kërkuar.

Së fundmi, Ami i ka dhënë mundësinë ndjekësve në Instagram të bëjnë pyetjet që dëshirojnë. Mirëpo, pyetjet më të shumta lidhen me rikthimin e moderatores në ekran.

“Gjatë kësaj periudhe projektet që më janë ofruar nuk kanë peshuar më shumë se ç’mund të bëj unë në kohën që do më mbajnë të angazhuar”, është përgjigjur ajo njërit prej ndjekësve, që e ka pyetur, duke shtuar se megjithatë, nuk i dihet asnjëherë./abcnews.al