Amerikanët vendosin/ Minxhozi: Gjasat janë që të fitojë Trump, merita e Harris që ka ende garë

schedule01:50 - 6 Nëntor, 2024

schedule 01:50 - 6 Nëntor, 2024

Analisti Skënder Minxhozi thotë se gjasat janë që Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Në maratonën zgjedhore në ABC News, Minxhozi u shpreh se Kamala Harris hyri në garë me emergjencë, pas heqjes dorë të presidentit Joe Biden.

Megjithatë. Minxhozi shtoi se është merita e Harris që ka ende garë për Shtëpinë e Bardhë.

“Po shikoja exit pollet e CNN për shumë shtete, dominuese është ekonomia, është rrethanë negative për Kamala Harris, ajo është zv.presidentja. Kjo është faturë e saj. Zv.presidenti është figurinë që duhet të duartrokasë politikat e presidentit. Kutitë e votimit në zonat rurale, pritet të kenë pak votues. Zona rurale është e kuqe dhe kanë 3-4 pika blu. Trump ka gjasat për të fituar, Harris ka qenë sfidante, hyri gjatë garës me emergjencë. Hyri me procedurë atipike. Nuk ishte e projektuara numër një. Tregon një meritë të saj, që ka garë, ishte merita e saj. Biden ishte president, mitingjet i bënte Trump”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!