Qindra njerëz u mblodhën në Daytona, Florida për të shijuar motin e ngrohtë dhe për të festuar ardhjen e verës pavarësisht rregullave të distancës sociale.
Në pishinën e mbipopulluar ishte e pamundur të ruheshin rregullat e mbrojtjes nga COVID-19.
Policia erdhi në vendngjarje për të ndaluar festën, por nuk pati bashkëpunim nga anëtarët.
2 persona u plagosën pasi policia hapi zjarr për të shpërndarë turmën ndërsa 4 të tjerë u lënduan në përpjekje për t’u larguar.
Sipas burimeve personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta./abcnews.al