Albion Marku është zyrtarisht i Laçit, i huazuar nga Lokomotiva Zagreb. Veç tij, kurbinasit kanë afruar një tjetër sulmues dhe bëhet fjalë për Dembakwi Yomba. Një lojtar 23-vjeçar, me të shkuar tek Atletico Madrid.
Ka provuar të stërvitet me ekipin e parë, ndërkohë që është aktivizuar me ekipin e të rinjve. Nëse kërkon online, vë re faktin që ka luajtur krah dy lojtarëve të kalibrit botëror, Lucas dhe Theo Hernandez me moshat e Atletico Madrid.
Sulmuesi ndodhet në Tiranë dhe në kampin kurbinasit kanë vënë bast mbi të. “CV”-ja e tij nuk është kushedi, pasi me largimin nga spanjollët është aktivizuar në SHBA dhe Çeki. Orlando City B dhe Reno, në USL, kanë qenë ekipet e mëparshme të Yomba, kurse në Çeki është aktivizuar me MFK Vyskov, në ligën e tretë çeke. /abcnews.al