Amerika sanksionon familjen e Putinit

schedule16:55 - 6 Prill, 2022

schedule 16:55 - 6 Prill, 2022

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin, gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e Këshillit rus të Sigurisë, përfshirë ish-presidentin rus, Dmitry Medvedev dhe kryeministrin, Mikhail Mishustin.

Uashingtoni njoftoi për sanksionet e reja më 6 prill, në të cilat shënjestrohen bankat dhe elitat ruse.

Kjo pako e sanksioneve përfshin ndalimin e çdo amerikani të investojë në Rusi, pasi Uashingtoni dhe Kievi akuzuan Moskën për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

Sanksionet e reja do të bllokojnë tërësisht bankën Sberbank të Rusisë, e cila mban një të tretën e totalit të aktiviteteve bankare të Rusisë, dhe Alfabank, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së të mërkurën njoftoi gjithashtu veprime të reja për të penguar dhe ndjekur penalisht veprimtarinë kriminale ruse./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!