Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledjon Krisafi tha për ‘Real Story’ se për rusët, Ukraina është sikur po luftojnë dhe po çlirojnë vendin e tyre. Ndërkohë, lidhur me Putin tha se mund të dojë të testojë nëse NATO ‘funksionon’.
“Basti më i madh në botë është nëse NATO funksionon, nëse trupat ruse futen nesër në Lituani çfarë do të bëj NATO. Putin mund të testojë një gjë të tillë. Rusia futet në territorin tënd, kërkojnë dhe një marrëveshje që të lirosh territorin.
Për rusët, Ukraina është sikur po luftojnë në vendin e tyre, po çlirojnë vendin e tyre.”
Analisti Skënder Minxhozi tha se Amerika po shfaq model antidemokratik. Më tej, Minxhozi tha se presidenti ka pasur kufizime ndërkohë që Trump merr dhurata në Katar dhe shtron darka për monedhat e tij Kripto. Sa i takon Europës, Minxhozi thekson se ky kontinent ka 1001 probleme dhe përfaqëson një model të dobët dhe të brishtë.
“Ukraina për rusët, është si pretendimi i serbëve shumë i pabazuar me rastin e Kosovës. Amerika po shfaq një model antidemokratik, një vend ku presidenti ka pasur kufizime të jashtëzakonshme nga kongresi për të gjitha llojet e dhuratave që merrte si kryetar shteti shkoi në Katar dhe mori dhuratë një Boeing.
Ky president shtron darka për monedhat e tij Kripto, që quhet një skandal i madh. Ka një shtysë dhe afeksion ndaj burrave autoritarist. Modeli europian është i dobët, i brishtë me 1001 probleme.” / abcnews.al