Amerika po diskuton për sigurimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës

schedule22:51 - 21 Mars, 2022

schedule 22:51 - 21 Mars, 2022

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se SHBA-ja është në “diskutime të vazhdueshme” me vendet e tjera Perëndimore për të ofruar sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë për Ukrainën.

Deri më sot, SHBA i ka ofruar Ukrainës armë të lëvizshme kundërajrore Stinger.

Megjithatë, këto sisteme janë kryesisht efektive kundër helikopterëve dhe avionëve me fluturim të ulët, sesa ndaj avionëve luftarakë që fluturojnë në lartësi të madhe.

Është raportuar se një numër vendesh përfshirë Sllovakinë, kanë shprehur gatishmërinë për t’i dhënë Ukrainës sistemet anti-ajrore S-300, me kusht që të marrin diçka për t’i zëvendësuar ato. Ukraina përdor sisteme ajrore S-300 dhe ka personel të trajnuar për përdorimin e tij.

Ndërsa Kirby nuk komenton drejtpërdrejt për Sllovakinë ose S-300, ai tha se SHBA është në “konsultime aktive” për “llojet e aftësive të mbrojtjes për të përfshirë mbrojtjen ajrore me rreze të gjatë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!