Amendamentet e PD për buxhetin, Balla: “Lojë qesharake”

schedule18:02 - 29 Nëntor, 2017

schedule 18:02 - 29 Nëntor, 2017

“Një lojë qesharake” i kanë cilësuar socialistët amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike, për buxhetin e vitit 2018. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, përmes një postimi në Facebook, rikujtoi edhe njëherë se kur buxheti erdhi në Kuvend, Basha tha se PD nuk do merrte pjesë në shqyrtimin e tij. Ndërsa kur buxheti u diskutua në komisione dhe u votua në parim në seancë – vijon numri dy i PS-së, – Lulzim Basha tha se është buxheti i mafias së drogës. Sot, kur ka përfunduar i gjithë procesi i shqyrtimit të amendamenteve në Komisionin e Ekonomisë, sipas Taulant Ballës dikush e ka kujtuar kryedemokratit që të bëjë disa amendamente. Sekretari i Përgjithshëm i PS përfundon reagimin e tij duke deklaruar: “Dihet botërisht që Lulzimi zgjohet vetëm para kamerave për të larë gojën, duke vënë në punë pllakën e gramafonit të vjetër të Saliut”./abcnews.al