Ambulantët shesin në rrugët e Krujës pas mbylljes së tregut, bashkia kërkon largimin e tregtarëve

schedule18:13 - 21 Maj, 2020

schedule 18:13 - 21 Maj, 2020

Trotuarët në Krujë janë zaptuar nga tregëtarët ambulante. Pas mbylljes se tregut të këtij qyteti nga bashkia si masë parandaluese për përhapjen e Covid-19, shitës ambulantë nga zonat rurale kanë zbritur në rrugë për teë shitur produktet e tyre.

“Janë rreth 100 fermerë që kanë zbritur nga zonat e tyre, nga ora 05:00 e mëngjesit janë pozocianur në të gjitha rrugët e Krujës në mënyrë të jashtëligjshme”, thotë drejtuesi  i task-forcës pranë bashkisë, Hasan Stafa

Ai kërkon ndihmë edhe nga policia bashkiake. “Tregu tashmë prej tre vitesh është gati, po bëhet edhe distancomi i tavolinave. Tani duhet vetëm prezenca e policisë bashkiake dhe dezinfektues”, thotë ai.

Banorët e Krujës shprehen se produktet ushqimore që shiten  në rrugë nuk janë te sigurta, pas mungojne plotesisht kushtet higjeno-sanitare.

Tregu i Fushë Krujës u mbyll në datën 20 prill, pasi në mungese të kushteve të duhura higjeno- sanitare, u pa si burim për përhapje infeksioni.

Drejtuesi i task-forcës pranë bashkisë, Hasan Stafa u shpreh se në kete treg tashmë janë bërë ndërhyrjet e nevojshme për rinisjen e aktivitetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!