Ambulanca e Torovicës në Lezhë në kushte të këqija, mjeku vjen një herë në javë

schedule19:00 - 20 Shtator, 2022

schedule 19:00 - 20 Shtator, 2022

Sot është dita e javës kur mjeku i familjes paraqitet në ambulancën e Torovicës për të vizituar të sëmurët kronikë, të cilët pavarësisht se por rrinë në radhë, s’po marrin shërbim sepse interneti nuk funksionon.

Të sëmurët janë të detyruar të presin ose të kthehen kur mjekja të vijë sërish javën e ardhshme, pasi është caktuar të punojë vetëm një herë në javë.

“S’ka internet na thonë e ka shkëput Tirana.”

“Nuk i mora ilaçet se nuk ka internet.”

“Duhet të vijë dy herë në javë doktoresha, çfarë mund të bëjë njëherë në javë, ja kemi bërë kërkesë dhe kryeplakut. Kam bërë analizat para një jave si kam dorëzuar se vjen doktoresha njëherë në javë.”

Shërbimi shëndetësor jepet në një godinë të amortizuar.

Kushtet në ambulanca e fshatit Torovicë në Lezhë nuk ju përgjigjen nevojave që kanë rreth 2000 banorë të saj. Vetëm një ambient është në funksion, pasi të tjerat kanë lagështi dhe rënie të suvatimeve.

Ndërsa investimi i fundit nuk mbahet mend kur është bërë.

“Të ngrihet shërbimi mjekësor në një kasolle si në kohë të luftës.”

“Asnjë lloj shërbim s’ka dhe kushtet janë të këqija.”

Abc u interesua tek Njësia e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë. Mësuam se rikonstruksioni i godinës është marrë përsipër nga Bashkia e Lezhës, por punimet nuk dihet se kur do të nisin./abcnews.al/