Ambientimi te Interi mision i pamundur, sirena franceze për Eriksen

schedule08:56 - 2 Nëntor, 2020

schedule 08:56 - 2 Nëntor, 2020

Christian Eriksen është çdo ditë e më larg Interit dhe largimi i tij nga zikaltërit mund të ndodhë që në janar. Siç raportohet nga Italia, tashmë kjo nuk është veçse një ide, por një projekt për të cilin drejtuesit po punojnë. Mesfushori mbërriti në Milano për 20 milionë euro dhe pagë 7.5 milionësh në sezon, por paratë e shpenzuara nuk janë justifikuar dhe Marotta ka në plan ta likuidojë shumën e humbur.

Conte u përpoq ta rikthente danezin në nivelet e mëparshme, por të dy e kanë të qartë tashmë se nuk mund ta kuptojnë njëri-tjetrin dhe ndarja është i vetmi version i zgjidhjes. PSG pritet të marrë një tjetër yll të Interit, ashtu siç ndodhi me Icardin sezonin e shkuar. Leonardo e ka ndjekur prej kohësh Eriksen dhe tani ka ardhur koha për ta sjellë në Paris.

Eriksen duke dëgjuar direktivat e Contes…

Esenciale dëshira e lojtarit për këtë operacion, pasi PSG nuk ka ndërmend të përmbushë dëshirat financiare të Interit. Operacioni ende nuk ka marrë formë konkrete, por diçka po zien. Edhe klube të tjerë mund të hidhen në sulm për fantazistin. Real e ka dashur shumë dikur. E kryer është se e ardhmja e Eriksen te Interi është drejt fundit pas vetëm një viti nga ardhja e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!