Ambientalistët kundër anijeve që do të prodhojNë energji: Katastrofë mjedisore, do të digjen 600 ton naftë në ditë

schedule09:47 - 9 Shtator, 2022

schedule 09:47 - 9 Shtator, 2022

Ambientalistët  kanë dalë këtë mëngjes në një protestë paqësore, për të kundërshtuar ardhjen e  dy anijeve  në portin e Vlorës për prodhimin e energjisë elektrike.

Ata thonë se emetimet nga  anijet  janë tejet të rrezikshme për bregdetin e Vlorës.

Dy anijes gjigante do të ndotin detin nga emetimet e tyre të rrezikshme, që do të lënë pasoja deri në 30 vitet e ardhshme, raporton abcnews.al.

Sakaq protestuesit thonë se kjo nuk është vetëm katastrofë mjedisore, por edhe ekonomike, pasi një bregdet i ndotur largon turistët nga vendit.

Me pankartat “kemi ardhur për detin dhe jo për naftën, nuk e japim Vlorën”, qytetarët kanë kundërshtuar ankorimin e anijes në Portin e Vlorës.

Protestuesit thonë se nafta në Vlorë, jo vetëm që nuk e zgjidh krizën energjitike, por përkeqëson gjendjen mjedisore dhe social-ekonomike në Vlorë.

Ndërsa paralajmërojnë se protesta do të vazhdojë dhe në ditët në vijim.

“Jemi të angazhuar për të reaguar për diçka që po ndodh sot, por që mund të ketë pasoja të rrezikshme për të gjithë gjirin e Vlorës në 30 vitet e ardhshme. Protesta do të vazhdojë në ditët në vijim. Çështja është shumë serioze. Kjo anije ka të inkorporuara dy platforma që do të instalohen te triporti, porti te peshkatarëve. Dy platforma super gjigande që do të djegin 600 ton naftë të rëndë në ditë. Kjo është katastrofë. Kjo sasi nafte që do të digjet është sikur 100 mijë makina të bëjnë xhiro 100 kilometra brenda ditës. Jo vetëm katastrofë mjedisore por edhe ekonomike, sidomos për turizmin. Nuk mund të bashkëjetojë një turizëm me një industri nafte, me super emetimet. Është një gjenerator përbindësh”, thotë një njëri nga protestuesit.

Dy anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, mbërritën sot në Portin e Vlorës.

Anijet  impiant gjenerues termik do të vendosen në gjirin e Vlorës në portin e peshkimit dhe do të lidhet me rrjetin e TEC-it te Vlorës, ku do të  prodhojnë 15% te energjisë.

Anija speciale do te qëndroje në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA) dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.

Sipas qeverisë, anija do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës të vihet në funksion.

Në prill të këtij vitit Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi se Shqipëria do të merrte me qira dy anije që prodhojnë energji elektrike. Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare.

Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike. Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!