Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka uruar shqipërinë në 11 vjetorin e anëtarësimit në NATO.
Përmes një postimi në Facebook, ambasadorja shkruan se Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë. Mes të tjerash ajo kujtoi dhe faktin se shumë shpejt NATO do të ketë dhe një pikë të saj në Kuçovë.
?? | “Prej 11 vjetësh, që kur Shqipëria u bë aleate në NATO, forcat e Shteteve të Bashkuara dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot së bashku në Afganistan, Irak, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë dhe Letoni. Së shpejti, NATO do të ketë një ndërtesë në Kuçovë. Shtetet e Bashkuara janë krenare që janë aleate me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Yuri Kim./abcnews.al