Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur drejtimin e OSBE nga Shqipëria.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se vlerëson udhëheqjen e Shqipërisë në një vit të vështirë.
“Urime Shqipërisë në udhëheqjen e suksesshëm të OSBE-së përmes vitit më të vështirë. Vlerësojmë vendosmërinë parimore të shprehur nga Kryeministri Rama në deklaratën e tij përmbyllëse duke kërkuar veprim për çështje të tilla si Bjellorusia, agresioni rus, liritë kritike.
Asgjë nuk mund të ndryshojë mendjen tonë në lidhje me punën tonë të përkushtuar për t’u bërë pjesë e familjes së BE-së dhe asgjë nuk do të ndryshojë zemrën tonë duke qenë të përkushtuar në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke u rreshtuar gjithmonë me ta kur bëhet fjalë për politikën tonë të jashtme”, shkruan Kim.