Ambasadorja franceze: Organet e reja të drejtesisë do të ngrihen pavarësisht përplasjeve

schedule18:25 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 18:25 - 11 Dhjetor, 2019

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak preferon të mos përfshihet në debatin mbi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese që ka përplasur fort Presidencën me qeverinë. Por ajo shpreh bindjen e plotë se jo vetëm kjo gjykatë, por të gjithë organet e drejetësisë do të ngrihen, siç detyron Kushtetuta.

https://www.youtube.com/watch?v=wwRbQq-ih_k&feature=youtu.be

Sigurisht që do të ketë një rikonstruktim. Megjithatë, ne duhet të nxjerrim në pah vlerat e Shqipërisë dhe bashkëpunimit dhe bashkëpunimin që ka me vende të tjera

Në tetor Franca ishte zëri më i fortë në Këshillin Europian që refuzoi anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por konsultimet mes vendeve të BE nuk janë mbyllur edhe gjatë kësaj periudhe. Përgjigjen mbi anëtarësimin zonja Vasak u shpreh se mund ta marrim muajt e parë të vitit të ardhshëm.

Tani janë bërë disa konsultime në këtë kuadër dhe Komisioi i Ri që është mbledhur tashmë do i jap përgjigje të gjitha pyetjeve. Sigurisht që kjo konferencë do të zhvillohet, megjithatë akoma është shumë shpejtë që ne të japim një datë ekzakte, sigurisht vitin e ardhshëm ose muajt e parë ndoshta

Nga një aktivitet në Elbasan ambasadorja e Francës evidentoi dhe solidaritetin e vendit të saj kundrejt shqipërisë për përballimin e pasojave të rënda të tërmetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!