Ambasadorja franceze: Ka një sërë problemesh, me rëndësi ngritja e gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë

schedule10:39 - 17 Shtator, 2020

schedule 10:39 - 17 Shtator, 2020

Ambasadorja franceze Christine Vasac nga Korça ka folur në lidhje me rëndësinë që ka gjykata Kushtetuese dhe e Lartë në vendin tonë.

Vasac nga Korça është shprehur se është e rëndësishme që autoritetet shqiptarë të ppunojnë dhe të bëjnë të mundur krijimin sa më parë të Kushtetueses.

Gjykata kushtetuese duhet të bëhet sa më shpejt. Un e kam thënë këtë shumë herë.  Te gjithë përsonalitetet e politikës pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjëshëm për këtë. Është e domosdoshme që gjykata kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një sërë problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese. Unë nuk pranoj të zevëndësoj autoritetet shqiptare sepse vetë ata e njohin Kushtetutën dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera ambasadorja franceze ka komentuar gjithashtu dhe situatën politike në Shqipëri ku është shprehur se Këshilli Politik të vijojë punën e tij me një inteligjencë të mirë.

Përsa i përket Këshillit Politik nuk mund të them gjë sepse kjo nuk me përket. Është mirë që ky këshill të vazhdojë punën e tij me një inteligjencë të mirë.Sepse ata e dinë si duhet te fuksionojnë“, ka thënë ndër të tjera ambasadorja franceze. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!