Ambasadorja e SHBA dhe Soreca takojnë Tushën, Kim: Kushtetuesja funksionale deri më 31 dhjetor

schedule14:12 - 25 Nëntor, 2020

schedule 14:12 - 25 Nëntor, 2020

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim në Tiranë dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, këtë të mërkurë në kuadër të reformës në drejtësi janë takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese,Vitore Tushën.

Kim përmes një postimi në Twitter shkruan se në këtë takim është rikonfirmuam afatin kohor për të caktuar kandidatë të kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese.

Dy diplomatët kanë vendosur 31 dhjetorin si afatin për ngritjen e saj.

Bashkë me Luigi Soreca takuam sot kryetaren e KED Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatë e kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED që përfshin Parlamentin dhe Presidencën, duhet ta çojë procesin përpara në mënyrë që Shqipëria të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, atëherë presidenti Ilir Meta, kryeparlamenti Ruçi dhe kryetarja e KED Tushe do të meritojnë merita për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komunitetit të Venecias dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi,” shkruan Kim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!