Ambasadorja e SHBA apel shqiptarëve: Të qëndrojmë të bashkuar dhe ta fitojmë këtë luftë

schedule19:57 - 23 Mars, 2020

schedule 19:57 - 23 Mars, 2020

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, këtë të hënë ka zhvilluar një komunikim me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin e vendit Edi Rama ku kanë diskutuar në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi ynë për përhapjen e koronavirusit.

Përmes një video mesazhi në Facebook, ambasadorja Kim thekson se në këtë komunikim ka vlerësuar kreun e shtetit dhe kryeministrin për “udhëheqësinë e unifikuar” në luftën kundër koronavirusit.

#IStayAtHome #UneRriNeShtepi

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Montag, 23. März 2020

Ndër të tjera ambasadorja e SHBA shprehte se masat e marra për parandalimit e COVID-19 janë të ashpra, por i vlerëson si ët duhura për të fituar këtë luftë.

Sot bisedova me Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama, për të shprehur vlerësimin për udhëheqësin e tyre të unifikuar, në luftën kundër koronavirusit në Shqipëri. U shpreha gjithashtu edhe mbështetjen e fortë për masat që ata kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme. Ashtu si kanë thënë Presidenti Trump dhe kryeministri Rama, kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë, duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën për të dhënë jetën ën vijën e zjarrit. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar prandaj, le ta bëjmë këtë. Të qëndrojmë së bashku, të qëndrojmë të disiplinuar dhe ta fitojmë këtë luftë”, tha Kim./abcnews.al