Ambasadorja e re e SHBA-së premton mbështetje për integrimin

schedule17:00 - 7 Korrik, 2019

schedule 17:00 - 7 Korrik, 2019

Përmes një video-mesazhi, ambasadorja e re amerikane në Shkup ka deklaruar se do të punojë për përforcimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut dhe do të mbështesë përpjekjet për anëtarësim në BE.

“Tashmë 25 vite punoj si diplomate amerikane në promovimin e sigurisë, progresit , të drejtave të njeriut, sundimit të së drejtës dhe tregjeve të hapura. Maqedonia e Veriut tashmë ka zgjedhur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Ekipi i Ambasadës së SHBA në Shkup dhe unë, do të punojmë të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut gjatë kësaj rruge dhe për të krijuar mundësi të reja bashkëpunimi”.

Gjatë një mesazhi të përbashkët me bashkëshortin e saj, theksojnë se me padurim presin t`i vizitojnë lokalitetet e njohura të vendit, për të mësuar për historinë dhe diversitetet kulturore.

 “Nga Çarshia e Vjetër deri tek Kanjoni Matka, Xhamia e Larme në Tetovë, Liqeni i Ohrit edhe më shumë. Presim që së bashku t`i kalojmë këto shtigje”.

Pas konfirmimit të nominimit të saj, muajin e kaluar ajo dha betimin si ambasadore e re SHBA në Maqedoninë e Veriut. Byrnes vjen nga Athina ku kishte ushtruar funksionin e zv/ambasadorit të SHBA në Greqi dhe do të zëvendësojë Baily i cili u largua nga funksioni në Mars të këtij viti.

/ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!