Ambasadorja amerikane viziton në burgun rus gazetarin e WSJ

schedule18:01 - 17 Prill, 2023

schedule 18:01 - 17 Prill, 2023

Ambasadorja e SHBA në Rusi, Lynn Tracy, tha se ajo vizitoi në burg Evan Gerskovich, reporterin e Wall Street Journal të akuzuar nga Moska për spiunazh dhe e gjeti atë në gjendje të mirë shpirtërore.

“Kjo është hera e parë që kemi pasur qasje konsullore te Evan Gerskovich që nga ndalimi i tij i padrejtë dy javë më parë. Ndihet mirë. Ne përsërisim thirrjen tonë për lirimin e menjëhershëm të Evan”, tha Tracy në një deklaratë të shkurtër në rusisht në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Gazeta e tij dhe Uashingtoni hodhën poshtë akuzën e spiunazhit, e cila mbart një dënim me burg deri në 20 vjet.

Gazetari i WSJ u arrestua më 29 mars në Yekaterinburg nga burra të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB). Ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 29 maj dhe do të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor për spiunazh.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e Evan Gerskovich, duke ia caktuar dosjen e rastit të dërguarit special për rastet e pengjeve, Roger Carstens.

Shpallja e ndalimit të paligjshëm i lejon qeverisë amerikane të lëvizë në një mënyrë më të koordinuar për të liruar shtetasin e ndaluar amerikan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!