Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ashtu sikur deklaroi paraditen e sotme do të jetë shumë aktive për të monitoruar procesin zgjedhor në Shqipëri.
Pasditen e sotme Kim “përveshi mëngët” duke na kujtuar ish-ambasadorin Arvizu disa vite më parë dhe
zhvendos në Fushë Krujë ku qëndroi disa minuta duke pirë një kafe me disa qytetarë te lokali që mban emrin “George W. Bush”, në nder të ish-presidentit të SHBA, që vizitoi këtë qytet në 10 qershor të vitit 2007.
Më pas Kim takoi edhe drejtuesit e policisë dhe u largua. Yuri Kim ka qenë gjatë fushatës në disa zona të nxehta si Elbasani apo Shkodra.
SHBA ka kërkuar që procesi nesër të jetë demokratik dhe të shmangen incidentet që mund të minojnë zgjedhjet në Shqipëri./ db/ Abcnews.al