Rusia është mbështet Serbinë mbi idenë e ndarjes së Kosovës në kuadër të një zgjidhjeje përfundimtare mes dy vendeve. Deklarata u bë nga ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, i cili theksoi se vendi i tij do të mbështesë çdo vendim të Serbisë.
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin, deklaroi se vendi i tij mbështet idenë e ndarjes së Kosovës, nëse për Serbinë kjo do të përbënte një zgjidhje. Deklarata e Chepurin vjen pas asaj së ministrit të jashtëm serb Dacic pak ditë më parë sipas të cilit shqiptarët do të pranonin ndarjen e Kosovës sepse është në interes të tyre.
Më tej, ambasadori rus ritheksoi se Rusia do të mbështe çdo vendim të Serbisë duke thënë se ajo që është mirë për Serbinë, është edhe për Rusinë. Chepurin më tej vlerësoi se Presidenti serb Vuçiç, ministri i Jashtëm Daçiç, por dhe qeveria e serbisë, kanë bërë dhe po bëjnë atë që është më e mirë për vendin. i pyetur nga gazetarët se si do të reagojë Beogradi në një moment që Brukseli i bën apel që t’i kthejë kurriin Rusisë, ambasadori rus u shpreh se kjo ditë nuk do të vijë asnjëherë./abcnews.al