Ambasadori Rus në BE: Krijimi i një ushtrie europiane? Rusia s’është vend armik

schedule13:25 - 23 Nëntor, 2018

schedule 13:25 - 23 Nëntor, 2018

Ambasadori rus në Bruksel, Vladimir Chizhov u shpreh se nuk e sheh domosdoshmërinë për krijimin e një ushtrie europiane. Për më shumë që sipas tij Rusia nuk mund të konsiderohet një vend armik.

Në një intervistë për Euronjus, ambasadori i Rusisë në Bruksel, Vladimir Chizhov u shpreh se nuk e kuptonte idenë për krijimin e nëj ushtrie europiane, dhe se vendi i tij nuk mund të konsiderohej armik.

Sipas tij kjo ide është refleksi i një tendence të përgjithshme për synimin e vendeve europiane për një pavarësi më të madhe. Chizhov theksoi se shpresa e dikurshme se SHtetet e Bashkuara të Amerikës mbrojnë nga cfarëdo tragjedie e mundshme, është një bindje që nuk ekziston më. Ai theksoi se Rusia nuk e konsideron Bashkimin europian si një kundërshtar.

I pyetur për deklaratat e presidentit francez Makron sipas  të cilit, Kina, Rusia dhe Shetetet e Bashkimit Europian janë vende nga të cilat BE duhet të mbrohet, ambasadori rus u shpreh se Rusia nuk përbën kërcënim për askënd. Ai gjithashtu tha se Moska është e gatshme të bashkëpunojë me strukurat ushtarake të Bashkimit Europian. Por për fat të keq sipas tij, pas 2014-ës, Brukseli i ka ngrirë përpjekjet në këtë drejtim. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!