Sipas një deklaratë të ambasadorit rus në Itali Sergei Razov, Moska do të jetë e gatshme të rrisë furnizimin me gaz në vend, nëse do të jetë e nevojshme. Putin ftoi gjithashtu kryeministrin italian Mario Draghi në Moskë, tha Razov, duke shtuar se Rusia vlerëson “qëndrimin e moderuar” të Italisë ndaj asaj që e quajti krizën e Ukrainës.
Duke folur gjatë vizitës së tij në Moskë, ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio u përgjigj se Italia e pranonte ftesën.
“Ne do të koordinojmë datat për një takim sa më shpejt që të jetë e mundur ,” tha Di Maio.
/abcnews.al