Ambasadori Rohde për sulmin në Ibër-Lepenc: Gjermania mbështet autoritetet në Kosovë, duhet hetim i plotë

schedule10:49 - 30 Nëntor, 2024

schedule 10:49 - 30 Nëntor, 2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar ashpër sulmin në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Ai ka theksuar se Gjermania mbështet autoritetet e Republikës së Kosovës.

“E dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin-Potok që prek komunitetet përreth Kosovës. U bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në platformën X.