Ambasadori palestinez në Serbi: S’do ta njohim Kosovën, ajo është pjesë e juaja

schedule23:23 - 9 Shtator, 2020

schedule 23:23 - 9 Shtator, 2020

Ambasadori palestinez në Serbi, Mohamed Nabhan, ka thënë se Palestina nuk do ta njohë Kosovën, për shkak se respekton rezolutën 1244 e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë..

“Ne nuk e njohim Kosovën, jo vetëm shkaku i dashurisë karshi Serbisë. Ne e respektojmë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë. Ekziston rezoluta 478 e cila të gjitha shteteve ua ndalon hapjen e ambasadave apo njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit”, ka thënë Nabhan për televizionin serb, “Nova S”.

“Ekzistojnë rreth 40 shtete islame që e njohin Kosovën dhe ekziston pajtim mes gati të gjitha shteteve islame se do ta ndërpresin bashkëpunimin me secilin vend që e hap ambasadën në Jerusalem.

Ekziston rreziku që Kosovën ta çnjohin rreth 40 shtete islame, e pastaj çfarë iu mbetet”, është shprehur ai./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!