Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sjaastad, deklaron se arritja e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, ka një çmim. Sipas tij, kompromisi është vështirë, por njëkohësisht i domosdoshëm.
Pasoja ka paralajmëruar ambasadori norvegjez për Kosovë në rast se nuk arrihet marrëveshja finale Kosovë Serbi. Ai ka thënë se Kosovës i pamundësohet të jetë pjesë e projekteve të mëdha ndërkombëtare. Ndërsa arritjen e kompromisit e ka quajtur të vështirë.
Strand Sjaastad ambasador i Norvegjisë, Prishtinë: “Një gjë duhet të di se secili opsion ka një çmim edhe arritja është një kompromis i vështirë dhe mos arritja e marrëveshjes është një humbje e mundësisë që të bëhet kyçja e Kosovës në projektet ndërkombëtare. Kosova duhet të bëjë shumë sa i përket përmirësimit në shëndetësi, arsim, etj”.
Këto komente, diplomati norvegjez i bëri në konferencën “Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).
Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani tha se dialogu ka dalë nga binarët.
Vjosa Osmani deputete e LDK: “Janë 12 vite që ky është fokus im kryesor duke e ditur si ka filluar ky dialogë them se dialogu ka dal komplet nga rruga komplet nga binaret. Askush nga Serbia s’ju thotë ndaleni korrupsionin. Unë nuk jam ithtar i formave të ndara vetëm të grave apo të burrave që shkojnë në Bruksel apo diku tjetër, unë jam ithtar të mblidhemi ne një tavolinë. Jam e bindur se secila parti që ka në dialogë ka gra më të afta se sa burrat që kanë dërguar në dialogë”.
Dialogu Kosovë Serbi së fundmi është stopuar nga pala serbe për shkak të taksës së vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe./abcnews.al