Ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci ndodhet sot në Elbasan. Siç raporton për abcnews.al gazetari Aldo Kozarja kryediplomati italian po zhvillon takim në prefekturë.
Të pranishëm në këtë takim janë zyrtarë të policisë së Elbasanit dhe nënprefekti.
Kjo vizitë e ambasadorit vjen vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku pritet që fokus i bisedës të jetë pikërisht atmosfera parazgjedhore në këtë zonë.
Elbasani konsiderohet si zonë e nxehtë. Kujtojmë se ende pa nisur zyrtarisht fushata elektorale muajin e kaluar, në Ditën e Verës pati përplasje të forta fizike mes mbështetësve të PS dhe atyre të PD. g.v/abcnews.al