Ambasadori italian takon Kurtin, i përmend dialogun me Serbinë

schedule12:18 - 18 Shkurt, 2021

schedule 12:18 - 18 Shkurt, 2021

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është takuar me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Orlando shpjegon se gjatë takimit ka uruar Vetëvendosjen për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Nëpërmjet një postimi në Tëitter ambasadori tregon se gjithashtu u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe se ka inkurajuar Kurtin për formimin e shpejtë Qeverisë së re.

Orlando shton se ka siguruar se Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik.

“Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Orlando.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!