Ambasadori italian në Kosovë: Kërkesa jonë ndaj Kurtit është themelimi i Asociacionit

schedule23:10 - 7 Mars, 2023

schedule 23:10 - 7 Mars, 2023

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu tha se i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në një intervistë për Klan Kosova, ai tha se kjo marrëveshje do të ofrojë përparësi të mëdha për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

“U është kërkuar të dyja vendeve, sepse të dyja vendet, si Kosova edhe Serbia, nuk e kanë nënshkruar këtë marrëveshje bazë, e cila megjithatë parashihte një aneks dhe pasi këto dy dokumente nuk u nënshkruan, sot për sot, mund të flasim për një deklaratë politike, pra ka një angazhim nga të dy liderët për të çuar përpara parimet që janë vendosur në marrëveshjen bazë.

Por, që marrëveshja bazë të funksionojë duhet dhënë edhe pëlqimin për atë dokument që përcakton hapat që do të bëjnë të mundur zbatimin e marrëveshjes. Prandaj, është një angazhim për të dy, veçanërisht për kryeministrin kosovar është kërkesa që të vazhdohet me krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!