Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill është shprehur se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është në një situatë të vështirë.
Megjithatë ai tha se është i kënaqur që pala serbe është e gatshme për të biseduar në Bruksel këtë javë.
Gjithashtu ai ka deklaruar se është i shqetësuar që nuk ka pasur takim mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit refuzoi takimin në BE.
“Ne vërtet mbështesim dhe vazhdojmë të mbështesim procesin e BE-së dhe dialogun e Brukselit, sepse mendojmë se është rruga e duhur, në fakt e vetmja mënyrë e duhur”, tha Hill për mediat serbe, duke shtuar se është gjë e mirë që pala serbe ka treguar se është e gatshme të bisedojë.
/abcnews.al/