Ambasadori i SHBA në Serbi: Dialogu me Prishtinën të kalojë në fazë intensive

schedule13:36 - 2 Korrik, 2018

schedule 13:36 - 2 Korrik, 2018

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, tha se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të hyjë në një fazë më intensive. Ai nënvizoi se ka shpresa se kompromisi do të arrihet “ndoshta këtë vit”. Scott theksoi se është e qartë që Kosova dhe Serbia nuk do të marrin gjithçka që duan, por është e rëndësishme që të dyja palët do të arrijnë kompromis përfundimtar. Ndërsa, ministrja e Integrimeve Evropiane në Serbi, Jadranka Joksimovic pranon se pa një marrëveshje përfundimtare Prishtinë-Beograd, shteti serb do ta ketë të pamundur anëtarësimin në BE. “Sa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, kuadri negociues i BE-së është i qartë: Marrëveshja ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e raporteve, duhet të arrihet para anëtarësimit”, është shprehur ajo. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!