Ambasadori i OSBE-së dy orë në zyrën e Voltana Ademit

schedule15:15 - 6 Gusht, 2019

schedule 15:15 - 6 Gusht, 2019

Bashkia e Shkodrës do të jetë ndër të fundit që do të bëjë ndërrimin e pushteteve, por pak ditë përpara marrjes së zyrës nga socialistët, në zyrën e Voltana Ademit ka qëndruar për dy orë ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt.

Valdrin Pjetri pritet të betohet në 21 gusht, ndër konstituimet e fundit të fituesve të 30 qershorit, duke u bërë dhe i pari kryebashakiak socialist i Shkodrës.

Megjithëkëtë, bastjoni historik demokrat është njohur me deklaratat e Voltana Ademit për të mos liruar zyrën, teksa ajo vetë ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vlefshmërinë e zgjedhjeve në 30 qershor.

Beteja juridike dhe politike e saj dhe e opozitës për të shpallur të paligjshme zgjedhjet kanë qenë temë diskutimi e një takimi dy orësh që Voltana Ademi ka zhvilluar me ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt.

Takimi në zyrën e kryebashkiakes ishte i mbyllur për median. Në dalje, ambasadori nuk dha detaje mbi qëndrimet konkrete.

Sipas të burimeve, biseda mes Voltana Ademit dhe Borchardt ka qenë i fokusuar në procesin e dorëzimit të zyrës, ku mësohet se Ademi ka sqaruar ambasadorin për çështjen e ligjshmërisë së mandatit te saj. Në njoftimin zyrtar të bashkisë thuhet se u diskutua aktualiteti politik në vend.

Ndërkohë mesdita e të mërkurës është një test tjetër për demokratët, në Kamëz. Aty pritet që Rakip Suli pas betimit, të hyjë në zyrën që deri tani ka mbajtur Xhelal Mziu. Pikëpyetje ngelet rezistenca e demokratëve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!