Ambasadori i Mianmar në Londër kalon natën në makinë, godina zaptohet nga ushtria

schedule09:50 - 8 Prill, 2021

schedule 09:50 - 8 Prill, 2021

Ambasadori i Mianmar në Londër e ka kaluar natën në makinën e tij, pasi ambasada është mbyllur. Kyaw Zwar Minn tha se stafit iu kërkua nga atasheu ushtarak i Mianmarit, të largohej nga ndërtesa. Ambasadorit, i cili  ka bërë thirrje që udhëheqësja e rrëzuar të lirohet, iu tha se nuk ishte më përfaqësues i vendit. Nga ana tjetër, sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab ka dënuar veprimet provokuese.

Ushtria e Mianmarit mori pushtetin përmes një grushti shteti më 1 shkurt, duke shkaktuar për javë të tëra valë protestash dhe përshkallëzime dhune, informon abcnews.al.

Më shumë se 500 njerëz, përfshirë dhe shumë fëmijë, janë vrarë deri në tani, ndërkohë që protestuesit pro-demokracisë kërkojnë kthimin në pushtet të udhëheqëses së zgjedhur Suu Kyi dhe partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD).

Kyaw Zwar Minn përshkroi ngjarjet e së mërkurës si “një lloj grushti shteti, në mes të Londrës”.

Ambasadori u fotografua duke qëndruar në rrugë jashtë ambasadës në Mayfair të Londrës duke folur me oficerët e forcës së Policisë Metropolitane./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!