Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçajn. Nëpërmjet një postimi në platformën X, diplomati evropian është shprehur se kanë diskutuar punën e gjykatës dhe për bashkëpunimin në mbështetje të institucionit që ajo drejton.
“Kënaqësi të takoja znj. Holta Zaçaj, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Diskutuam për punën e Gjykatës dhe bashkëpunimin tonë të ardhshëm në mbështetje të këtij institucioni kyç të sistemit demokratik të Shqipërisë.” shkruan ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në rrjetin social “X”.
Good to meet with Ms Holta Zaçaj, President of the Constitutional Court of Albania. We discussed the work of the Constitutional Court and our future cooperation in support of this key institution of #Albania‘s democratic system. pic.twitter.com/We7QnyQXYm
— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) April 15, 2024
/abcnews.al