Ambasadori Hill: Asociacioni do të formohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit

schedule23:05 - 23 Mars, 2023

schedule 23:05 - 23 Mars, 2023

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill deklaroi se Asociacioni do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe se forma e saktë duhet të përcaktohet nga të dyja palët në negociata.

“Asociacioni është pjesë e dialogut të Brukselit që nga viti 2013 dhe duhet të formohet në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht në veri të Mitrovicës, të shohë se si do të jetë e ardhmja e tij. Mendoj se tani po shikojnë shumë modele që janë në përputhje me standardet evropiane”, theksoi ai, shkruan N1.

I pyetur se cili është afati për formimin e Asociacionit, nëse është periudha para apo pas zgjedhjeve lokale në katër komunat në veri të Kosovës, Hill tha se “nuk mund të flasë për afate kaq të shkurtra” dhe shtoi se është i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar foli për disa afate afatgjata dhe se gjithçka mund të përfundojë deri në fund të vitit 2023″.

“Por mendoj se duhet të përpiqemi të ecim shpejt, për të garantuar që të respektohen interesat e komunitetit serb në Kosovë”, nënvizoi diplomati amerikan./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!