Ambasadori Gonzato: Mbështesim drejtësinë e re, integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre

schedule16:45 - 22 Prill, 2024

schedule 16:45 - 22 Prill, 2024

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato në një reagim në “Facebook”, ka shprehur mbështetjen për institucionet drejtësisë.

Ai ka theksuar se integrimi në Bashkimin Europian varet shumë nga kontributi i drejtësisë dhe se një drejtësi e dhënë në kohë dhe mënyrë efektive është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Më tej nënvizon se BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi.

“Ne mbështesim plotësisht institucionet e reja të drejtësisë dhe reformën në drejtësi të vitit 2016, e cila u mundësoi atyre të japin drejtësi për qytetarët. Puna e tyre është çelësi për çrrënjosjen e korrupsionit nga Shqipëria. Në takimin e projektit BE për Drejtësinë, theksova se integrimi në BE varet shumë nga kontributi i tyre. Drejtësia e dhënë në kohë, në mënyrë efektive dhe transparente është çelësi për rikthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet. Bashkimi Evropian do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në arritjen e këtij objektivi,” shkruan, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!