Ambasadori gjerman: Të zgjatet mandatit i organeve të vettingut

schedule13:58 - 8 Shkurt, 2022

schedule 13:58 - 8 Shkurt, 2022

Ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf mbështet zgjatjen e afatit të organeve të vettingut. Në një deklaratë, Zingraf thekson se reforma në drejtësi është vendimtare  për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst. Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt. Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian.“ shkruan ambasadori. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!