Ambasadori gjerman takim me Vitore Tushën: Të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese

schedule10:19 - 23 Shtator, 2020

schedule 10:19 - 23 Shtator, 2020

Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Temë diskutimi ishte reforma e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe ngritja sa më shpejt e institucioneve, si dhe plotësimi i kushteve për integrimin e Shqipërisë në BE. Zingraf shprehu angazhimin e shtetit gjerman për këto tre pika.

Ndërsa Vitore Tusha foli rreth situatës aktuale të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar rëndësinë që mbart ringritja sa më shpejt e këtij institucioni për procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian.

Ajo ceku edhe situatën në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, i cili drejtohet prej saj që prej muajit qershor 2020, duke u fokusuar në ecurinë e procesit të përzgjedhjes dhe renditjes së kandidatëve për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. /mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!