Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori gjerman reagon për incidentin në veri

schedule12:17 - 12 Prill, 2023

schedule 12:17 - 12 Prill, 2023

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për incidentin në veri të vendit ku ka mbetur i plagosur një person.

Megjithatë, ai ka mirëpritur reagimin e Policisë së Kosovës për të hetuar gjerësisht rastin në të cilin dyshohet të jenë përfshirë disa zyrtarë policorë.

Rohde ka reaguar përmes llogarisë së tij në Twitter derisa ka shpërndarë edhe qëndrimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e cila e ka dënuar incidentin.

“Pajtohem plotësisht. Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë të shohësh Policinë e Kosovës që ka reaguar për të hetuar më gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ambasadori gjerman./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!