Ambasadori gjerman në Kosovë reagon ashpër ndaj Rakiçit: Krahasimi i sotëm, i papranueshëm

schedule20:08 - 13 Tetor, 2021

schedule 20:08 - 13 Tetor, 2021

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe deklaratave të ministrit Goran Rakiç. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Rohde tha se është krahasimi i aksionit të sotëm është i papranueshëm të Policisë me “Natën e Kristaltë”.

“Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”, shkruan Rohde.

Kujtojmë se ministri i qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar e krahasoi aksionin me “Natën e Kristaltë” (Kristallnacht – pogromi i gjermanëve nazistë kundër çifutëve).

“Nuk mund të durojmë më, ka mbetur vetëm ajrin të na e marrin, kjo ka qenë si Nata e Kristalit për ne, ky takim me Vuçiçin është më i rëndësishmi, është derdhur gjak serb mbi xhamat e thyer”, deklaroi Rakiç. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!