Ambasadori gjerman, Joern Rohde, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të lexojnë deklaratën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell për dialogun.
Teksa e ka shpërndarë të njëjtin, ai ka thënë se deklarata e Borrellit, e cila përbën një paralajmërim për sanksione ndaj Kosovës dhe Serbisë, është thirrje e qartë e 27 vendeve evropiane që të dy palët (Kosova dhe Serbia) të angazhohen në dialog në mënyrë konstruktive dhe pa vonesa të mëtejshme.
Read HR @JosepBorrellF‘s statement on behalf of EU-27 member states ?? on the KOS-SRB dialogue. A crystal clear appeal by the EU-27 towards KOS?? and Serbia?? to engage constructively and in good faith without further delay!
??https://t.co/HuFJtF9qEU— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) September 19, 2023
“Lexoni deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë Josep Borrell në emër të 27 vendeve anëtare të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Një thirrje e qartë e 27 vendeve të BE-së drejtuar Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim pa vonesa të mëtejshme!”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”./KosovaPress