Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Ambasadori gjerman: Dialogu Kosovë-Serbi, me rëndësi për stabilitetin dhe perspektivën evropiane

schedule10:59 - 20 Mars, 2026

schedule 10:59 - 20 Mars, 2026

Ambasadori gjerman në Kosovë Rainer Rudolph, tha se dialogu Kosovë-Serbi është me rëndësi për stabilitetin rajonal dhe për perspektivën evropiane të të dy vendeve.

Gjithashtu ai theksoi dialogu ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve nga konfliktet e kaluara.

“Ai është thelbësor për përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Rudolph, shkruajnë mediat në Kosovë.



Rainer Rudolph, shtoi se përparimi në zbatimin e marrëveshjeve lidhet direkt me cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Është e rëndësishme që qytetarët të ndjejnë përmirësime në jetën e përditshme. Në veri, gjatë bisedave me katër kryetarë komunash dhe ekipet e tyre, folëm për ndikimin që kjo do të ketë tek zgjedhësit e tyre. Më inkurajoi kur thanë se do t’i ftonin qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet për zbatimin e ligjit. Këtë tani po e shohim edhe në praktikë”, tha ambasadori gjerman.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!